Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gener 2: Do rehabilitojmë dëmet nga minat e HEC-eve në Valbonë

Shpërthimet me mina për hapjen e tuneleve kanë krijuar krisje në shtëpitë e fshatit Dragobi, teksa gurët që kanë rrëshqitur nga shpatet e maleve kanë rrezikuar jetën e banorëve dhe kane prishur linjat e shpërndarjes së energjisë.

Përfaqësuesi i Agjencisë Kombëtarë të Mjedisit thotë se ka frikë se shpërthimet e vazhdueshme prej më shumë se një viti kanë kompromentuar faqet shkëmbinjve dhe nëse ndodh një tërmet i vogël mund të ketë ortek të madh gurësh.

Burimet zyrtare të kompanisë Gener 2, për llogari të së cilës po ndërtohen HEC-et pohuan se shpërthimet me mina janë pjesë e procesit të punimeve. “Nëse shtëpitë e banorëve janë dëmtuar nga këto shpërthime ne do t’i rehabilitojmë ato në kuadër të planit të rehabilitimit të të gjithë zonës, që është një pjesë e rëndësishme e projektit”, – pohuan burimet zyrtare nga Gener 2.

Banorët e zonës pohojnë se shpërthimet e fundit kanë dëmtuar rreth 13 shtëpi në fshatin Dragobi, 7 prej tyre në lagjen Metaliaj dhe 6 të tjera në lagjen Ismailaj.

Banorët duket se janë të bindur për dëmin në mjedis që kanë krijuar HEC-et, derisa punimet kanë nisur të rrezikojnë shtëpitë e tyre.

Shtëpitë zonën e Dragobisë janë karakteristike, tipike të trashëgimisë së arkitekturës të fshatrave alpine shqiptare.

Ato janë përgjithësisht kulla guri trekatëshe, me dritare të vogla e porta rrumbullake. Disa prej tyre janë mbi 100-vjeçare dhe mjaft të forta për shkak të mureve të trasha të gurit, por shpërthimet e shpeshta me mina të viteve të fundit duket së i kanë tronditur rëndë themelet e tyre. derisa dje me shpërthimet u fundit muret e tyre u çanë.

Gurët shumë kilogramësh kanë pushtuar oborret e shtëpive dhe tani jeta banorëve nuk është më e sigurt, ndërsa mjedisi në luginë është dëmtuar.

Ndërkohë është duke u zhvilluar një betejë ligjore në gjykatë, ku kompania Gener 2 kërkon dëmshpërblim nga banorët për prishje imazhi, ndërsa shtëpitë e tyre po rrezikohen nga punimet me mina.

Revista Monitor,  12.06.2018