Kryeministri pranon të dëshmojë për CEZ
Ditën e nesërme, kryeministri Edi Rama do të dëshmojë për çështjen e CEZ. Kreu qeverisë do të paraqitet nesër në Komisionin parlamentar Hetimor për marrëveshjes Shqipëri-CEZ.
Bëhet e ditur se Rama ka kthyer përgjigje pozitive për thirrjen me shkrim për të dhënë dëshminë e tij mbi marrëveshjen që solli zgjidhjen e konfliktit mes shtetit shqiptare dhe kompanisë çeke.
Gjithashtu mësohet se seanca është parashikuar të nisë në orën 11:00. Më herët, ish-Kryeministri Sali Berisha dha dëshminë e tij pasi fillimisht refuzoi të përgjigjej para kryetarit të këtij komisioni, Taulant Balla.
Gazeta Shekulli, 28.12.2016