Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KE vlerëson marrëveshjen për TAP

Komsioni Europian ka vlerësuar marrëveshjen pritëste mes qeverisë greke dhe gazjellësit TAP në linjë me rregullat e ndihmës shtetërore të Bashkimit Europian.

Në një njoftim për media komisioni vlerëson se projekti i gazjsllësit do të përmirësojë sigurinë dhe diversifikimin e furnizimit me energji të Bashkimit Europian pa shtrëmbëruar në mënyrë të padrejtë konkurrencën në tregun e përbashkët.

Kjo marrveshje dhe miratimi në këtë hallkë cilësohet nga zëvendëspresidenti përgjegjës për energjinë ne BE Maros Shefçoviç si një hap para drejt kompletimit të korridorit jugor të gazit. Gazjsllësi TAP është një nga projektet më madhorë që do të prekë tre vende, Greqi, Shqipëri dhe Itali dhe synon të transmetojë gazin nga Azerbajxhani drejt BE-së.

TAP do të investojë 5.6 miliardë euro në total përgjatë gjitë projektit nga të cilat 2.3 miliardë euro do të jenë në Greqi. Hallka e fundit që mbante peng projektin ishte Greqia e cila tashmë kaloi edhe marrveshjen përkatëse ndërkohë që Shqipëria dhe Italia i kanë ratifikuar më herët.

Scan TV,  03.03.2016