Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Hyn në fuqi Marrëveshja për rrjetin energjetik, Kosova e pavarur nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se tashmë Kosova është e gatshme të operojë e pavarur në rrjetin energjetik.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Hoti njoftoi se Grupi Regjional i Evropës Kontinentale, pjesë e Rrjetit Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transimisionit për energji, ka vendosur që marrëveshja e re e kyçjes mes KOSTT-i dhe ENTSO-E, të hyjë në fuqi.

Hoti ka shtuar se ENTSO-E vlerësoi që KOSTT-i ka plotësuar kushtet e parapara për marrëveshje dhe është e pavarur të operojë e pavarur nga Serbia, si zonë rregulluese bllokut Rregulluese Kosovë-Shqipëri.

“Nga e drejta jonë dhe mbështetja e miqve u bë i mundur pavarësimi energjetik”, ka thënë kryeministri Hoti.
Ndryshe, rreth pesë muaj më parë, atëherë ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari ka bërë të ditur se kishte përfunduar procesi i votimit për marrëveshjen e re KOSTT- ENTSO-E, me të cilën, sipas saj, vendi ynë fiton pavarësi energjetike.
Kosova ka humbur miliona euro në vit për shkak të moszbatimit të marrëveshjes për energjinë, të nënshkruar në vitin 2013 ndërmjet përfaqësuesve të Prishtinës dhe Beogradit, me lehtësimin e Bashkimit Evropian.

E njëjta marrëveshje ishte konfirmuar më pas nga të dy kryeministrat, i Kosovës dhe ai Serbisë, në gusht të vitit 2015, kur kishin rinegociuar dhe ishin dakorduar për zbatimin e saj.

Ndryshe, çështja e energjisë është aktualizuar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, me të cilin kërkohet të ndërpritet faturimi i energjisë së shpenzuar nga konsumatorët e komunave veriore, konsumatorëve të rajoneve tjera të Kosovës.

Sipas të dhënave zyrtare, thuhet se qytetarët e këtyre pjesëve kanë shpenzuar 8 milionë euro në vit, kurse këtë vlerë e kanë paguar konsumatorët e pjesëve tjera të Kosovës.

Monitor,  02.10.2020