Rama: 5 ditë kohë kush vjedh energjinë
Kryeministri Edi Rama në një status në rrjetin social Facebook shkruan se do t’iu jepet 5 ditë kohë atyre që vjedhin energjinë për të shkëputur lidhjet e jashtëligjshme.
Shefi i qeverisë shkruan se deri më tani e kanë pësuar ata konsumatorë që kanë paguar.
“U mbyll plani i operacionit special kundër vjedhjes se energjisë. 5 ditë kohë për kë s’do të dënohet me burg. Boll e ka pësuar kush paguan!”, shkruan shefi i qeverisë në Facebook.
Prej ditësh Policia e Shtetit ka bërë dhjetëra arrestime për ata që vjedhin energjinë, ndërsa ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri ka theksuar se nuk do të ketë tolerim për ata që vjedhin energjinë.
Shqiptarja.com 22.10.2014