DPM, rritje 74% në 300 ditë
Kryeministri i vendit Edi Rama, deklaroi sot se në gjashtë mujorin e parë të qeverisjes, të ardhurat u rritën me 79 për qind ose 30, 867,000 lekë. Duke bërë një krahasim me qeverisjen e kaluar, Rama deklaroi se kjo shifër është më e lartë se 6-mujori i parë i qeverisë në vitin 2013.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Rama theksoi se të ardhurat gjatë 300 ditëve të qeverisjes së tij, janë rritur në krahasim me periudhën e qeverisjes “Berisha”, kohë në të cilët të ardhurat i thithte korrupsioni:
“Ja si u rrit në 300 ditë kontrolli i sasisë së karburanteve dhe i të ardhurave që deri dje i thithte korrupsioni. 6-mujori i parë i 2014, solli rritje të të ardhurave me 74 për qind, ose 30, 867, 000 lekë më shumë se 6-mujori i parë i vitit 2013”, shkruan Rama në facebook.
Gazeta Shekulli, 11.07.2014