Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

“Taksa mbi naftën nuk do të rrisë çmimet e saj”

Sipas llogarive të qeverisë, efekti i transmetimit tek qytetari i rritjes së taksës së naftës është 0.1 lekë.

Kryeministri Edi Rama së bashku me dy ministra të kabinetit të tij, Arben Ahmetaj dhe Lefter Koka, kanë mbledhur disa qytetarë të Tiranës në një takim informal për të sqaruar ndryshimet e fundit në paketën fiskale 2014 dhe projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.

Z.Rama ka theksuar se që prej vitit 2014, të gjithë ata që fitojnë më shumë do të paguajnë më shumë detyrime dhe taksa në buxhetin e shtetit.

“Kompanitë e mëdha do të paguajnë gjithashtu më pak. Është e vërtetë se tatim fitimi do të rritet në 15%, por realisht bizneset do të paguajnë shumë më pak se më parë, pasi nuk do të duhet të shlyejnë për rryshfete”, tha ai.

Sipas tij, është e pavërtetë se rritja e taksës së qarkullit mbi naftën do të rrisë koston e produkteve dhe nivelit të jetesës në vend dhe se paniku i krijuar nuk është i bazuar.

“Nuk do të ketë asnjë impakt të drejtpërdrejtë tek çmimet, por vetëm përmes saj do të rriten financimet për mjedisin, pastrimin të ajrit dhe shëndetin publik. Kjo taksë do të dekurajojë lëvizjen me makinë brenda në qytetit dhe nxit lëvizjen në këmbë.

Kjo taksë është e domosdoshme sepse shton investimet në sipërfaqet e gjelbra.

Qëllimi i kësaj takse është të mos shkojë tek qytetari i zakonshëm”, tha z.Rama. Sipas llogarive të qeverisë, efekti i transmetimit tek qytetari i rritjes së taksës së naftës është 0.1 lekë ndërkohë që paratë e mbledhura do të përdoren për buxhetin e shëndetësisë dhe mjedisin në tërësi.

Taksa mbi naftën nuk do të rrisë çmimet, por lëvizjen ‘në këmbë”.

Revista Monitor, 20.12.2013