Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ministri i Tregtisë në aksion për inspektimin e naftëtarëve në Kosovë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Vesel Krasniqi, dhe kryeinspektori i MTI-së, Lulzim Syla, kanë inspektuar një kompani,  ku fillimisht kanë bërë matjen e litrit të derivateve si dhe matjen cilësisë së derivateve.  Krasniqi ka treguar se këto inspektime po bëhen që tu sigurohen qytetarëve produkte ashtu siç e kërkon ligji.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë së bashku me kryeinspektorin e tregut sot kanë marrë një aksion për të inspektuar tregun e derivateve të naftës për cilësi dhe sasi.

Ministri i MTI-së, Vesel Krasniqi ka siguruar qytetarët e vendit se gjatë mandatit të tij do të zbatojë të gjitha ligjet që janë në fuqi për sa i përket cilësisë së dhe sasisë së produkteve, jo vetëm të naftës por edhe ato ushqimore.

Krasniqi tha se për çdo ditë do të ketë inspektime nëpër biznese pa paralajmërime, teksa theksoi se fokusi kryesor do të jetë mbrojta e konsumatorëve, mbrojta e produkteve vendore dhe mbështetja e bizneseve.

“Ne sot morën disa mostra sa i përket cilësisë dhe sasisë për t’i siguruar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për zbatimin e ligjeve në fuqi, për të siguruar cilësi në këtë rast të derivateve po ashtu edhe për sasi. Në sigurojmë qytetarët se do të intensifikohen në vazhdimësi. Po ashtu ne do të inspektojmë edhe artikuj tjerë dhe produkte të tjera të cilat janë në vendin tonë si ushqimore po ashtu edhe produkte të tjera për ti siguruar qytetarët ashtu siç kërkohet me standarde evropiane”, tha Krasniqi.

Në një prej pikave ku ndodhi inspektimi, sipas Krasniqit sa i përket sasisë së naftës ishte në premisat lejuara, ndërsa për cilësinë ai tha rezultatet do të dalin pas analizave në laboratorin e metrologjisë.

“Ne sot këtu morëm disa mostra, sa i përket sasisë ishte në premisat e lejuara, ndërsa sa i përket cilësisë ne morëm mostrat, sigurisht që të procedohen në procedurat që kërkohen edhe në laboratorin e metrologjisë, besoj në ditët në vijim o të del edhe rezultati i cilësisë. Ne sot do të vazhdojmë edhe në bizneset tjera të bëjmë inspektimet, por jo vetëm sot, por në çdo ditë tjetër do të kemi ekipe tona në terren, por jo vetëm për produktet e naftës, mirëpo dhe për produkte të tjera do të bëjmë inspektime. Fokusi ynë do të jetë kryesisht gjatë këtij mandati tonë mbrojta e konsumatorëve. Mbrojta e produkteve vendore dhe mbështetja e biznesit në të njëjtën kohë”.

Ministri Krasniqi theksoi se vet me kabinetin e tij do të vendos për caktimin e bizneseve për inspektim, derisa tha se asnjë herë nuk do të ndodhin ato me paralajmërim.

“Sigurisht që pa paralajmërim do t’i bëjmë këto inspektime. Unë do të kujdesem me personelin tim, me kabinetin tim që paralajmërimet mos të ndodhin, sepse agjendat, pikat sigurisht do t’i përcaktoj vet. Nuk do ta lë në mëshirën e stafit apo inspektoratit, megjithëse nuk kam dyshime se ata mund t’i keqpërdorin, por gjithsesi unë do t’i përcaktoj pikat se ku do të bëjmë inspektimet tona”.

Aksioni i inspektimeve sot ka vazhduar edhe në pikat tjera të derivateve në disa vende të Kosovës.

Monitor,  11.06.2020