Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shpallet fituesi për parkun fotovoltaik të Karavastasë, Rama: Më i madhi në rajon

Kompania franceze Voltalia, është kompania e cila është shpallur fituese e ankandit për parkun fotovoltaik të Karavastasë.

Çmimi i dhënë për megavat prej tyre është 24,89 euro. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku e konsideroi këtë çmim si rekord për parqe të tilla.

“Kjo është një ofertë e jashtëzakonshme, e cila do të kthehet një marrëdhënie përfitimi si për shtetin shqiptar ashtu edhe për kompaninë franceze në shtetin tonë. Pse kemi zgjedhur çmimin 55 euro si tavanin për ofertim? E kemi zgjedhur çmimin pasi kemi bërë një studim të thellë të tregut në tre vitet e fundit”.

Kreu i qeverisë deklaroi se parku fotovoltaik i Karavastasë do të jetë më i madhi në rajon, ndërsa çmimi i ofruar sipas tij është jashtë çdo parashikimi.

“Ky park fotvoltaik do jetë më i madhi në rajon. Më vjen mirë që ne ne jemi në gjendje që të shikojmë konkretisht finalizimin e një përpjekje të madhe për të hapur një faqe të re në historinë e sistemit energjetik duke përfshirë një volum të rëndësishëm, i pari i kësaj natyre, energjisë diellore në sistem dhe një investim të huaj mbi 100 milionë euro. Çmimi është fantastik, jashtë çdo parashikimi”, deklaroi Rama.

Monitor,  27.05.2020