Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ari shënon ngritje të çmimeve, po konsiderohet si i sigurt për investim

Çmimet e arit mund të tejkalojnë edhe nivelet e e larta që kanë parë në fillim të këtij viti.

Por duke mbetur ende në këto nivele, ari po konsiderohet si i sigurt për investim.

“Ka potencial në rritje për të arritur deri në 1,800 dollarë për ons [28 gram]. Ari po bëhet tërheqës në këtë mjedis ku pasiguria është shumë e lartë. Rritja ekonomike pritet të dobësohet dhe në të njëjtën kohë me kemi norma negative negative që e bëjnë arin tërheqës si diversifikues në portofolet e investitorëve”, tha Joni Teves, strateg i metaleve të çmuara në UBS Investment Bank, përcjell Telegrafi.

Kjo vjen pasi interesi i investitorëve vazhdon të rritet, nxitur nga mjedisi i pasigurt dhe normat reale negative. Që nga e hëna pasdite, çmimi i arit në vend ishte rreth 1.698.61 dollarë për ons, një rritje gati 12 për qind nga viti i kaluar.

Javën e kaluar, Këshilli Botëror i Arit lëshoi ​​raportin e tremujorit të parë të trendëve të kërkesës për vitin 2020 për metalin e çmuar, ku theksoi se shpërthimi botëror i Coronavirusit ishte “faktori i vetëm më i madh që ndikonte në kërkesën e arit”.

Shpenzimet e mëdha qeveritare për të ndihmuar ekonomitë e goditura nga COVID-19 kanë nxitur shqetësime për borxhin në të ardhmen.

Telegrafi,  07.05.2020