Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Naftëtarët e Kosovës i kërkojnë Kurtit rregullimin e tregut

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës sot i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku kanë parashtruar disa nga kërkesat e tyre. Ata kërkojnë që të ketë kritere për ndërtimin e pikave të karburantit sipas standardeve të BE-së.

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës i ka dërguar letër të hapur kryeministrit të vendit, Albin Kurti. Në këtë letër ata kërkojnë që të ketë kritere për ndërtimin e pikave të karburantit sipas standardeve të BE-së. Sipas tyre, një prej standardeve të BE-së është distance mes pikave të karburantit, në rrugë lokale 5 deri në 10 kilometra, teksa në rrugë magjistrale 10 deri në 15 kilometra.

“I nderuar Kryeministër Kurti, Fillimisht më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës të ju uroj postin e Kryeministrit të Kosovës, duke ju uruar shumë suksese gjatë qeverisjes suaj! Ju njoftojmë se Shoqata e Naftëtarëve ka kërkuar që të ketë kritere për ndërtimin e pikave të karburantit sipas standardeve të BE-së dhe kategorikisht kemi qenë kundër ndërtimit të pikave të reja të karburantit, por kërkesa jonë ka hasur në vesh të shurdhër deri më tani”, thuhet në këtë letër.

Naftëtarët tutje kanë kërkuar që të merren masa sa ma shpejt për këtë çështje. “Një prej standardeve të BE-së është distanca në mes të pikave të karburantit, në rrugë lokale-komunale prej 5 deri në 10 kilometra, rrugë magjistrale prej 10 deri në 15 kilometra si dhe në autostrada prej 20 deri në 25 kilometra. Andaj, ne kërkojmë nga ju që të merrni masa sa ma shpejt lidhur me këtë çështje shumë të ndjeshme pasi që jemi shteti më i vogël në botë por me më së shumti pika karburanti. Prandaj edhe njëherë kërkojmë nga ju që të merrni masa që ky kriter të respektohet në tërësi. Duke ju dëshiruar edhe njëherë suksese në punën tuaj, ju përshëndes përzemërsisht”.

Monitor,  24.02.2020