Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nuk ka rritje të çmimeve të naftës në Kosovë

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka treguar se në bazë të një hulumtimi të kryer në 14 kompani në Kosovë ka rezultuar me rritje të çmimit të derivateve të naftës. Sipas AKK-së përqindje e fitimit ka shkruar në 124 % për naftë dhe 135 % për benzinë. Këtë e kanë kundërshtuar nga Shoqata së Naftëtarëve të Kosovës.

Në Kosovë 14 kompani rritën çmimin e naftës derisa fitimet shkuan deri në  135 % . Këtë vlerësim e ka dhënë javën e kaluar në një hulumtim të bërë publik Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK).

Kryetari i AKK-së, Valon Prestreshi, ka thënë se kanë hulumtuar 14 ndërmarrje në Kosovë.

“I kemi hetuar 14 ndërmarrje. Kemi konstatuar për muajin janar dhe tetor ndërmarrjet kanë pas një përqindje të fitimit 9 % dhe nëntor e dhjetor një rritje 60% dhe 124 % në dhjetor, ndërsa për benzinë kanë pas mesatare të fitimit në 11 % dhe për nëntor 108% dhe 135 %. Këtë analizë, për vitin 2017 sepse kemi pas një lëvizje ku ka pas rënie”.

Por, me këtë vlerësim nuk po pajtohet Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës.

Kryetari i kësaj shoqate, Fadil Berjani ka thënë se ky mund të jetë gabim teknik i AKK-së, dhe se kompanitë nuk kanë rritur çmimin.

“Sa i përket Autoritetit të Konkurrencës ne kemi pas takim dhe kemi komunikuar vazhdimit. Vendimin të cilin e ka marrë kinse 16 kompania janë në hetime për rritje të çmimit ne e kemi mbajt Kuvendin e Shoqatës vitin e kaluar dhe kemi kundërshtuar, nuk është e vërtetë se ka çmim të rritur”.

Sipas Berjanit për të sqaruar këtë gabim AKK do të ftohet edhe në Kuvendin e Shoqatës.

“Unë e llogaris se të Autoriteti i  Konkurrencës është një gabim teknik ku thuhet se marzhi i fitimit ka qenë 60%, dhe 124%, ne si Shoqatë e Naftëtarëve javën e ardhshme e kemi Kuvendin dhe do të ftojmë edhe Autoritetin e Konkurrencës dhe beso se kjo çështje do të zgjidhet sepse çmim të rritur nuk ka pas”, ka thënë ai.

Berjani ka thënë se edhe çmimin që do të ishte në treg në rast se fitimi i kompanive do të ishte siç e ka prezantuar AKK.

“Unë nuk po mund ta kuptoj kur thotë masa e fitimit ka qenë 60%, çmimi më treg është dashur të jetë 1.70 euro ose rreth 2 euro. Unë e llogaris se nuk ka mundur të ekzistoj”, ka thënë ai.

Kujtojmë se të  premten e javës së kaluar kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka shpalosur të gjeturat e një hetimi që AKK-së është duke zhvilluar në lidhje me çmimet e derivative të naftës për dy muajt e fundit të vitit 2018.

Ai ka treguar si ka ardhur deri tek fillimi i këtij hetimi. Sipas Prestreshit ky hulumtim po bëhet për të parë nëse ka pasi abuzim ose marrëveshje të ndaluar nga ligjet që e rregullojnë konkurrencën në Kosovë

“Hetimi i AKK-së – që ka filluar në fillim të vitit 2019 – është nxitur pasi që dyshohet se operatorët e shitjes me pakicë të këtyre derivateve nuk kishin reflektuar në mënyrë individuale gjatë caktimit të çmimeve gjatë muajve nëntor dhe dhjetor të vitit 2018, kur çmimi në tregun e Kosovës kishte mbetur i njëjti përkundër rënies së çmimit në berëzën ndërkombëtare. Andaj, hetimi i AKK-së po zhvillohet për të parë nëse  kemi të bëjmë me ndonjë veprim anti-konkurrues nga operatorët e tregut, ose më konkretisht, nëse ka pasur ndonjë abuzim me pozitën dominuese apo marrëveshje të ndaluar nga ligjet që e rregullojnë konkurrencën në Kosovë”.

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës konstaton se në bazë të fakteve të gjetura gjatë procedurës hetimore, ndërmarrjet që operojnë me shitjen me pakicë të naftës nuk kanë reflektuar në mënyrë individuale për çmimin e shitjes dhe fitimit bruto për muajt nëntor dhe dhjetor të vitit 2018.

Javë më parë Monitor ka raportuar se si nafta që futet në Kosovë nuk është cilësore.

Raporti i Auditimit të Performancës “Sistemi i kontrollit dhe monitorimit të cilësisë së derivateve të naftës” kishte gjetur se mangësitë e identifikuara në këtë sistem, që në import menaxhohet nga Dogana e Kosovës dhe në tregun e brendshëm nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e vejnë në pikëpyetje kompetencën dhe besueshmërinë e marrjes së mostrave dhe testimit të tyre, prandaj si i tillë ky sistem nuk është në gjendje të sigurojë cilësi të derivateve të naftës për qytetarët e Kosovës.

Monitor,  25.11.2019