Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Balluku: Impiantet fotovoltaike ulin importin e energjisë

Zhvillimi i energjisë fotovoltaike është një nga synimet e qeverisë, për të ulur kështu edhe importin e energjisë elektrike. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku gjatë  një vizite në impiantin fotovoltaik në Korçë, është shprehur se energjia fotovoltaike ul kostot për buxhetin e shtetit, pasi vetëm nga mungesa e energjisë shteti humbet 100 milionë euro në vit.

Për ne është shumë e rëndësishme, që ju të keni mundësinë e pavarësisë energjetike. Mundësia e pavarësisë energjetike i ul shtetit importet, që ne gjatë vitit i kemi të larta. 

Ky është problemi që kemi prej vitesh dhe që godet buxhetin e shtetit me rreth 100 milionë euro në vit, veçanërisht gjatë verës, kur dhe kushtet atmosferike nuk janë të favorshme për prodhimin e HEC-eve, mbi të cilën ne kemi bazuar të gjithë prodhimin shtetëror të energjisë. Për këtë arsye ne e nxisim autoprodhimi.

Autoprodhuesit përbëjnë tashmë një pjesë të rëndësishme të tregut dhe në bazë të kushteve ligjore dhe të gjitha kritereve që duhen përmbushur. Sigurisht, duhet të jemi të saktë përse i përket kritereve dhe kushteve ligjore, absolutisht unë ju nxis dhe juve dhe gjithë bizneset e tjera që të krijojnë pavarësinë energjetike dhe të bëhen shembull për kompanitë e tjera”, u shpreh Balluku.

Ministrja Balluku është shprehur edhe më herë e gatshme për të mbështetur palët e interesuara për të zhvilluar mundësi të tjera alternative për prodhimin e energjisë elektrike. Përqendrimi tek opsione të tjera vjen si pasojë edhe e mbylljes së dy investimeve atë të HEC-eve në kaskadën e Devollit dhe projekti TAP.

Shqiptarja.com 19.10.2019