Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Projektimi i IAP përfundon pas një viti

Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Kroacia dhe Mali i Zi planifikojnë që të mbarojnë projektin paraprak të gazsjellësit adriatiko-jonian, brenda Shtatorit të vitit të ardhshëm, shkruajnë mediat malazeze, duke i`u referuar burimeve pranë Ministrisë së Ekonomisë në vend.

“Projekti aktualisht po ecën sipas planeve dhe ne jemi të kënaqur jo vetëm me dinamikën e deritanishme,  por edhe me cilësinë e lartë të punës deri tani”-citojnë mediat fqinje burimet pranë ministrisë së ekonomisë të Malit të Zi. Vetëm disa ditë më parë, katër kompanitë nga këto katër shtete, mes të cilave shqiptarja Albgaz, u dakordësuan në krijimin e një joint venture për të çuar përpara ndërtimin e gazsjellësit.

Të katër kompanitë do të kenë kuota të barabarta në projekt, pra nga 25%. Gazsjellësi adriatiko-jonian (IAP) planifikohet të lidhet me atë trans-adriatik për të transportuar gazin natyror nga Shqipëria në Split të Kroacisë. Gazsjellësi 516 kilometra i gjatë do të jetë dy-drejtimësh dhe do të ketë një kapacitet të parashikuar prej 5 miliardë metër kub gaz. Lidhja e Iap me Tap do të bëhet në Fier.

Scan,  04.09.2019