Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjigandët e naftës kthejnë sytë nga energjia e gjelbër

Arabia Saudite, eksportuesi më i madh i naftës në botë, është gati të fillojë prodhimin e energjisë së erës brenda tre vjetësh si pjesë e një përpjekjeje për të shfrytëzuar energjinë e ripërtëritshme me qëllim uljen e kërkesës lokale për lëndë djegëse fosile.

Kompanitë e energjisë së ripërtëritshme Electricite de France SA dhe Mubadala Investment Co., Abu Dhabi, përfunduan marrëveshjet me bankat saudite dhe ndërkombëtare për të financuar projektin, sipas një deklarate nga Masdar. Masdar nuk identifikoi huadhënësit.

EdF Renewables dhe Masdar fituan një kontratë në janar për të ndërtuar objektin 400 megavat Dumat Al Jandal, i cili do të fillojë prodhimin e energjisë elektrike në tremujorin e parë të vitit 2022. “Projekti do të jetë impianti më i madh me erë në Lindjen e Mesme.”, tha Masdar.

Arabia Saudite po kërkon të zhvillojë industri të reja për të mos e fokusuar ekonominë e saj vetëm tek industria e naftës. Fondi i Thesarit planifikon të investojë në stabilimentet dhe fabrikat e energjisë së ripërtëritshme për fermat diellore dhe të erës. Vendi dëshiron të përdorë më shumë gaz natyror dhe energji të ripërtëritshme për të kursyer afërsisht 600,000 fuçi nafte të papërpunuar që aktualisht djeg çdo ditë për të gjeneruar energjinë që i nevojitet.

Ministria e Energjisë ka para-kualifikuar 60 kompani për të konkurruar për 12 projekte të energjisë së ripërtërishme që ajo ka në plan të tenderojë këtë vit, duke filluar këtë muaj, me qëllim të shtimin e kapacitetit në 3.000 megavat.

Burimi: Bloomberg

Scan,  22.07.2019