Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Balluku viziton nënstacionin e Komanit, përfundon zgjerimi

Kanë nisur procedurat për ndërtimin e linjës 400 Kv Elbasan- Bitola në Maqedoni. Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në ceremoninë e përurimit të zgjerimit të nënstacionit të Komanit.

“Projekti i radhës në kuadër të ndërtimit të këtij sistemi është linja 400 kV Elbasan – Bitola (Maqedoni), e cila ka nisur tashmë procedurat për ndërtim dhe që do të mundësojë kompletimin e këtij rrjeti dhe ndërlidhjen më të mirë me vendet e rajonit. Plotësimi i këtij rrjeti të autostradave të energjisë, është një sfidë madhore, të cilën ne jemi të vendosur ta realizojmë me këmbëngulje, pasi vetëm kështu do të mund të kemi një impakt domethënës në zhvillimin e sektorit, por edhe më gjerë në zhvillimin ekonomik të vendit”, deklaroi Balluku.

Më tej, Balluku ka vijuar më tej se tranzicioni i integruar drejt energjisë së rinovueshme është edhe një nga prioritetet kyçe të qeverisë si dhe ministrisë që ajo drejton, duke shtuar se po punohet për diversifikimin e kësaj energjie.

Ndërkohë, e pranishme në përurimin e nënstacionit të HEC Koman, një projekt i financuar nga qeveria gjermane përmes bankës KfW ishte edhe ambasadorja gjermane, Susanne Schutz, ndërsa vlerësoi efektet pozitive të projektit, shtoi se sektori i energjisë përbën qendrën e bashkëpunimit mes palëve.

“Sektori i energjisë përbën prej atëherë një qendër të bashkëpunimit tonë dhe qeveria ka vënë deri më tani në dispozicion një shumë prej rreth 370 milionë eurosh vetëm për investimet në sektorin e energjisë. Mes tyre edhe për sistemin e transmetimit të energjisë elektrike 400 kV në drejtim të Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës”, tha ambasadorja Schutz.

Projekti vë në operim një pjesë të linjës 400 kV Tirana2 – KosovaB, brenda rrjetit tonë dhe do të ketë impakt edhe më të madh kur kjo linjë të jetë e gjitha në operim.

Scan,  13.04.2019