Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fillon zbatimi i projektit për dixhitalizimin e Arkivës Hidrokarbure të AKBN

Në kuadër të nismës së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë mbi dixhitalizimin e të gjitha arkivave tekniko-shkencore të institucioneve që janë në varësi të saj, ditën e martë më datë 5 mars 2019,  Adrian Bylyku, Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, mirëpriti përfaqësuesit e Kompanisë Ovation Data Limited, për fillimin e zbatimit të projektit të dixhitalizimit të Arkivës Teknike Hidrokarbure, Fier.

Dixhitalizimi i fondit të të dhënave teknike hidrokarbure, do të kryhet nga Kompania Ovation Data Limited. Kjo Kompani e cila është ndër të paktat Kompani në botë që siguron shërbimet e menaxhimit të të dhënave për industrinë e eksplorimit të naftës dhe të gazit prej 40 vitesh. Ajo ka operuar në mjaft vende të botës dhe posedon një teknologji të fjalës së fundit për përpunimin e të dhënave sizmike.

Disa nga fushat kryesore të veprimtarisë saj mund të përmendim:

  • Menaxhimi i të dhënave sizmike;
    • Transkriptimi i medieve dhe formateve të ndryshme;
    • Rizotërimi i medieve dhe formateve të vjetra të regjistrimit në standardet moderne të industrisë së naftës dhe gazit, si dhe ruajtjen e të dhënave dixhitale.

Përmes dixhitalizimit do të bëhet e mundur që këto të dhëna të rëndësishme, jo vetëm të ruhen, por edhe të rifitojnë vlerën e vërtetë, duke u vënë në shërbim të zhvillimit të mëtejshëm të sektorit të naftës dhe të gazit.

Përfundimi me sukses i dixhitalizimit të Arkivës Hidrokarbure do të ndihmojë së tepërmi promovimin e blloqeve të lira për kërkimin e naftës dhe gazit. Kjo do të hap një perspektivë të re për kërkimin e hidrokarbureve në tokë dhe në det.

Projekti i dixhitalizimit të fondit të të dhënave teknike hidrokarbure parashikohet të përfundojë në fund të vitit 2019.

ATSH,  11.03.2019