Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Trump rrëzon naftën me mbi 4%

Nafta ka rënë ndjeshëm në sesionin e sotëm, me mbi 4%, pasi presidenti amerikan, Donald Trump rezultoi pozitiv me koronavirus, ndërsa vonesat në negociatat për paketën e re të ndihmës në SHBA kanë rikthyer shqetësimet për ngadalësimin e kërkesës. Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 36.8 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 39 dollarë për fuçi. Gjatë kësaj jave, dy bençmarkët kryesorë pritet të publikojnë humbje prej mbi 7%, java e dytë me radhë në rënie.

Në një reagim në Twitter, presidenti Trump njoftoi se ai dhe bashkëshortja e tij kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 dhe kanë filluar procesin e karantinës. Ndërkohë, Spikerja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nuk po arrijnë ende një marrëveshje mbi paketën e re të ndihmës, që mund të dëmtojë më tej kërkesën për naftë. Ndër zhvillimet e tjera, prodhimi në Libi është rritur me shpejtësi dhe po ushtron presion mbi çmimet. Edhe rritja e infektimeve me Covid-19, ku numri total ka shkuar në mbi 34 milionë të prekur, po i mban tregjet nën presion konstant.

Scan-tv, 03.10.2020