Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Protestë në Pejë, kundërshtohet hidrocentrali në Lumbardh

Flamur Regjbogaj, kryetar i Bashkësisë teritoriale të Rugovës ka shprehur pakënaqësitë lidhur me ndërtimin e hidrocentralit tek lumi Lumbardhi në Pejë, pasi një kompani austriake “KelKos – Energy Peja” dëshiron që të ndërtojë një hidrocentral në rrjedhën e lumit.

Sipas tij ky projekt ka kohë që është planifikuar, mirëpo është aktualizuar së fundmi.

“Kohët e fundit ky projekt është riaktualizuar dhe ky fakt është mjaft shqetësues për ne. Kjo ngase përmasat shkatërruese që i ka projekti janë të mëdha dhe afatgjate”.

“Do të futen gypa me diametër tejet të mëdhenj dhe do marrin ujin. Gjithashtu do të ndërtohen gjashtë stacione apo gjeneratorë që do të prodhojnë rrymë. Pasi uji të futet në gypa Lumbardhi do të marrë dukje tjerët. Do e shkatërrojë vegjetacionin florën dhe faunën në atë zonë”.

Regjbogaj në një intervistë tha se një model i tillë ekziston në Deçan.

Ai theksoi se kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh.

“Kemi dërguar peticion mirëpo nuk kemi marrë përgjigje. Vetëm se është protokolluar mirëpo nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Nuk është përfillë kërkesa e këtij komuniteti”.

Regjbogaj paralajmëroi mbajtjen e një proteste sot në Pejë, duke nisur nga ora 12:00.

Klan Kosova,  26.02.2019