Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

MIE: HEC-et që u janë përmbajtur kontratave nuk do cënohen

Subjektet që kanë investuar dhe u janë përmbajtur kontratave për ndërtimin e hidrocentraleve nuk do të cenohen dhe për më tepër do të mbështeten në kryerjen e aktivitetit të tyre.

Kjo është bërë e ditur gjatë takimit të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku me përfaqësuesit e Shoqatës së Energjisë së Rinovueshme. Ndërkohë, është është theksuar edhe një herë se kontrolli i përputhshmërisë ligjore në zbatimin e kontratave të HEC-eve është një proces i pakthyeshëm.

“MIE gëzon të drejtën ligjore, si autoriteti kontraktues, që të monitorojë zbatimin e të gjitha kontratave të lidhura përsa i përket zbatimit të afateve kontraktore, zbatimit të projektit, respektimit të kushteve mjedisore, kapacitetit prodhues si dhe çdo detyrimi tjetër kontraktor”,thuhet në njoftimin e MIE-së.

Scan,  23.02.2019