Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Sa para ka djegur Kosova në naftë dhe benzinë

Në tregun e Kosovës derivatet vazhdojnë të shiten me çmime të larta, edhe pse importi i tyre bëhet me një çmim  tejet të ulët. Çmimi i shitjes nëpër pika të karburantit për një litër naftë është 1.10 euro, kurse për  benzinë 1.11 euro.

Në bazë të disa statistikave, qytetarët e Kosovës kanë shpenzuar për 7 muaj të vitit të kaluar mbi 413 milionë litra derivate.  Nëse llogaritet një litër derivate me 1.20 cent, sa ka qenë çmimi gjatë vitit 2018, i bije që kosovarët kanë shpenzuar mbi 500 milionë euro.

Valon Prestreshi,  kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, në një postim në Facebook ka treguar se prej 1 qershorit 2018 deri me 24 dhjetor 2018, qytetarët e Kosovës kanë konsumuar: Naftë – 364,580,640.18 milionë litra dhe  benzinë 48,925,825.94 milionë litra.

“Fakte interesante. Prej 1 qershorit 2018 deri me 24 dhjetor 2018, qytetaret e Kosovës kanë konsumuar: Naftë – 364,580,640.18 milionë litra, benzinë – 48,925,825.94 milionë litra. Vajra, mazut dhe kerozin – 20,502,750.39 milionë litra. Total 413,506,466.12 milionë litra derivate”, ka shkruar Prestreshi në profilin e tij në Facebook.

E kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani ka treguar se aktualisht çmimi i derivateve në Kosovë është nga 1.10 centë deri në 1.11 centë.

Ai madje thotë së Kosova i ka çmimet më të lira të derivateve krahasuar me vendet e rajonit.

“Në Kosovë çmimi i naftës është  1.10 litri, kurse benzina 1.11 për litër. Ky çmim është më i liri në rajon, përveç Maqedonisë. Çmimet e derivateve përcaktohen varësisht se si është në berza dhe organizata prodhuese OPEK”,  thotë ai.

Nafta apo ari i zi, është ndër produktet më të kërkuara dhe më fitimprurëse edhe në Kosovë.

Pasi që Kosova nuk ka rafineri të vetën, operatorët ekonomikë brenda një viti importojnë rreth 700 milionë litra të këtyre derivateve. Derivatet në Kosovë kryesisht importohen nga Serbia, Greqia dhe Bullgaria.

Monitor,  13.02.2019