Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Parashikohen 2 HEC-e me kapacitet të vogël në Lushnje

Vijon të mbetet ende e lartë kërkesa e investitorëve për shfrytëzimin e pasurive hidrike për rritjen e kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë elektrike.

Kështu, dy hidrocentrale të reja janë parashikuar të ndërtohen në qytetin e Lushnjes. Aplikimet e radhës për ndërtimin e impianteve hidroenergjitike “Thanë 1” dhe “Thanë 2” kanë mbërritur pranë Ministrisë së Energjisë.

Sipas MIE, është pikërisht shoqëria “Hydro Green Energy Thana” sh.p.k, e cila kërkon të ndërtojë dy hidrocentrale me kapacitet të ulët prodhues. Kjo shoqëri ka aktualisht si objekt të aktivitetit të saj projektimin, ndërtimin, zhvillimin dhe vënien në punë e mirëmbajtjen e impianteve për prodhimin e energjisë së rinovueshme.

Nga detajet e projekteve, hidrocentralet e vegjël me kapacitet të instaluar deri në 2MW janë parashikuar të ndërtohen në rezervuarin e Thanës (Murrizit), pjesë e Qarkut të Fierit.

Scan,  28.12.2018