Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Statkraft aplikon për impiant fotovoltaik lundrues mbi HEC Banjë

Kompania norvegjeze Statkraft që në Shqipëri ka investuar në ndërtimin hidrocentralit të Banjës si dhe HEC-it të Moglicës përmes Devoll Hydropower ashtu sikurse kishte paralajmëruar më herët do të investojë edhe në energjinë diellore. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri me dije se tashmë kompania ka dorëzuar aplikimin e saj për një impiant fotovoltaik lundrues mbi rezervuarin e Banjës.

“Ne baze te Nenit 15 te Vendimit te Këshillit te Ministrave nr. 822, date 7.10.2015 “Per miratin e rregullave dhe procedurave te ndërtimit te kapaciteteve te reja prodhuese te energjisë elektrike qe mik jane objekt koncesioni” i ndryshuar, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton si me poshtë:

Ne vijim te nje Memorandumi Mirekuptimi mes Ministrise se Infrastruktures dhe Energjise dhe kompanise norvegjeze Statkraft AS, shoqeria “STATKRAFT RENEËABLES ALBANIA” sh.p.k ka shprehur interesin dhe ka paraqitur prane Ministrise se Infrastruktures dhe Energjise, aplikimin per ndertimin e nje impianti fotovoltaik lundrues per prodhimin e energjise nga burime te rinovueshme mbi rezervuarin e Banjes, Qarku Elbasan. Ky projekt eshte tejet inovativ ne terma te teknologjisë bashkekohore te perdorur. Aplikimi i detajuar per publikun e interesuar te shoqerise “STATKRAFT RENEËABLES ALBANIA” sh.p.k mund te gjendet prane Ministrisë se Infrastrukturës dhe Energjisë” thuhet në njoftimin e MIE.

Në një intervistë pak javë më parë Drejtori Menaxherial i Devoll Hydropoëer, Tom Kristian Larsen konfirmoi për “Monitor” se në kuadër të strategjisë së re të Statkraft orientimi dhe diversifikimi në energjinë nga era dhe dielli janë pjesë e axhendës. Në këtë listë sipas tij bën pjesë edhe Shqipëria por për momentin po shihen masat mbështetëse që do të jepen.

Monitor,  17.12.2018