Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Dispançeria e tensionit të lartë me sistem të ri online

Dispançeria qendrore e tensionit të lartë është transformuar plotësisht. Ajo tashmë ka një sistem SCADA, përmes të cilit personeli mbikëqyr rrjetin dhe marr të dhënat në distancë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, sipas të cilit kjo u bë e mundur falë investimeve të kryera.

Ky sistem mundëson konkretisht operimin online të rrjetit elektrik, identifikimin dhe operimin online të defektit, po ashtu monitoron dhe operimin e prodhimit të HEC-eve,  kontrollin e nënstacioneve dhe stacioneve si dhe manovrim të rrjetit në një kohë të shpejtë në rast defektesh.

Scan,  13.11.2018