Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Zonat në Durrës ku do shkëputet energjia elektrike për 4 orë

1 qershori vjen me masa lehtësuese sa i përket COVID-19, por edhe pa drita.

OST njofton se në datat 1 dhe 3 qershor, për rreth 4 orë do të stakohet energjia elektrinë në disa zona në Durrës dhe Shijak. Shkak janë bërë punimet në rrjet.

“Stakim, 1 dhe 3 Qershor. Për shkak të remontit të OST në linjat 110kV Rrashbull – Sallmone (Sukth) dhe linjën 110kv Rrazhbull – Spitalle (Porto Romano 2), në datat 1 dhe 3 Qershor gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 do të stakohet energjia në këto zona në Durrës e Shijak

1 qershor/ Shenavlash, Vrine Zona idustriale Spitalles, Rruga “Aleksander Goga”

3 Qershor/Shijak, Breg Lumi, zona Fermë Sukth, (Lagjia e Stallave), Biznese gjatë autostradës, “4 Rruget” Maminas – Shijak, Maminasi, Sallmone, Gjiri i Lalzit, Kompleksi Lura, Shenavlash”, njofton OST.

Shqiptarja.com  01.06.2020