Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia nga dielli, Shushku: Të nxiten investimet

Investitorët në fushën e prodhimit të energjive të rinovueshme kërkojnë rritjen e  çmimit të blerjes së energjisë së prodhuar nga impiantet fotovoltaike, si një mënyrë për nxitjen e investimeve në këtë sektor. Aktualisht ky çmim është 100 euro/MWH, ndërkohë që kërkesa vjen pas vendimit të Entit Rregullator të Energjisë për rishikimin e tij.

Vendimi i ERE-s për nisjen e procedurave për rishikimin e këtij çmimi u mor në datën 13 shtator, i diktuar nga zhvillimet që ka patur ky treg.

Çmimi prej 100 euro/Mwh solli një ‘boom’ aplikimesh pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërkohë që potenciali i pashfrytëzuar për vendosjen e fotovoltaikëve në tokë jopjellore është deri në 1,900 më.

Për këtë arsye, u ndryshua edhe Plani Kombëtar i Veprimit për Energjinë e Rinovueshme, duke rritur kuotat në 120 MW nga 50 MW që ishte më parë. Nga pikëpamja e investimit, impiantet diellore kanë edhe një prioritet tjetër, që lidhet me kohën e ndërtimit të tyre që shkon në 12 muaj, nga 4-5 vjet që kërkojnë hidrocentralet.

Scan,  01.11.2018