Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Pak investime nga OSSH – Në 5 vite do shpenzohen 5.55 miliard lekë

5.55 mld lekë është vlera e investimeve që Operatori i Sistemit të Shpërndarjes parashikon për 5-vjeçarin e ardhshëm. Referuar dokumentit, që OSSH ka dorëzuar pranë Entit Rregullator të Energjisë rezulton se invesimet në nënstacionet eletkrike, në rrjet, apo në ndërtimin e kabinave do të jenë tejet të ulta, nëse i krahasojmë me vitet e mëparashëm. Vetëm për 9-mujorin e parë të 2019-ës u shpenzuan 2.95 mld lekë apo thënë ndryshe më shumë se gjysma e vlerës së investimeve që parashikohet të kryhen në 5 vite. Për vitin aktual palni i investimeve arrin në 1.16 mld lekë, teksa financimi fokusohet vetëm te rikonstruksioni dhe fuqizimi i disa nënstacioneve, ndërkohë që nuk është parashikuar asnjë investim në ndërtim rrjeti, kabina elektrike të reja, rikonstruksione kabinash ekzistuese,etj.

Ndërkaq, vetë OSSH, në dokumentin e paraqitur pranë Entit Rregullator të Energjisë evidenton si pika kritike humbjet teknike, që lidhen kryesisht me rrjetin tejet të amortizuar,  përfshirë moshën mesatare të nënstacioneve, mbi 40 vjet; investime të pamjaftueslune për përmirësimin e infrastrukturës së rrjetit të shpërndarjes, mbingarkesë e elementeve të sistemit, si transfomatorë, fidera, përcjellës, etj. Por, pavarësisht këtyre nevojave, situata financiare e kompanisë duket se nuk favorizon aspak investimet e domodoshme për të përmirësuar humbjet.

Scan, 05.09.2020