Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Siguria në digat e Fierzës, ndërhyrje në portat e shkarkimit

Përmes kësaj huaje do të bëhet i mundur rehabilitimi i agregatit nr.4 dhe 1 në HEC Koman si dhe rehabilitimin e portave të shkarkimit dhe remonteve në këtë hidrocentral dhe në atë të Fierzës. Ndërhyrja në këtë pjesë është tejet e rëndësishme, duke qenë se përfaqësuesit e KESH gjatë diskutimit të marrëveshjes së kredisë në komisionet paraletrare kanë deklaruar se në portat e shkarkimit të hidrocentralit të Komanit ka një mungesë 40-vjeçare investimesh, çka vë në rrezik 250 mijë banorë të zonës.

Përfaqësues të KESH thanë për TV SCAN se rehabilitimi dhe vënia në eficencë të plotë i portave ku do të ndërhyhet do të thotë një masë më shumë për parandalimin e një situate të vështirë në rast të prurjeve të mëdha nga pjesa e rrjedhës së sipërme të lumit Drin dhe një garanci më shumë për sigurinë e digës se Komanit dhe atë Fierzës.

Scan,  27.10.2018