Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Skuadra e HEC Dragobi në operacion për shuarjen e zjarrit në Valbonë

Zjarret e vendosura nga individë që kërkojnë të hapin kullota në mes të bukurive të Valbonës kanë vënë në rrezik kreshtat e këtyre anëve. Shpesh të ndodhura në vende të thella, ndërhyrja në kohë dhe me shpejtësi është jetësore.

Paraditen e të enjtes Agjencia e Zonave të Mbrojtura e Kukësit ka kërkuar ndihmë punonjësve të Gener 2, të cilët po ndërtojnë centralin hidroelektrik në Dragobi. Menjëherë, një grup pune u nis drejt vatrave të zjarrit duke i shuar ato, në ndihmë të banorëve dhe të ekipit të AKZM-së.

“Zhvillimi i verilindjes dhe mbrojtja e natyrës është prioritet i kompanisë, – thonë drejtues të saj – ndaj shuarja e të 5 vatrave të zjarrit pas thirrjes së AKZM-së, mobilizoi menjëherë stafin e kompanisë Gener2, duke izoluar zonën e dëmtuar dhe shuar zjarrin”.

Shqiptarja.com  19.10.2018