Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Alarmi i digave, në 40 vjet asnjë investim në portat e Komanit

Rreth 250 mijë vetë janë të rrezikuar, si pasojë e mungesës 40-vjeçare të investimeve në portat e shkarkimit të hidrocentralit të Komanit”. Alarmi është dhënë nga drejtori i Menaxhimit të Projekteve për Sigurinë e Digave pranë Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Fatos Bundo gjatë mbledhjes së Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, ku po diskutohej marrja e një huaje prej 12 mln euro për rritjen e sigurisë në diga. Sipas Bundos, niveli maksimal i lejuar i shkarkimit është 800 litër, ndërkohë që aktualisht në Koman shkarkohet 4 herë më shumë.

Po ashtu, si pasojë e rrjedhjes së portave çdo ditë KESH humbet 2 MW energji, duke shkaktuar dhe dëm financiar për kompaninë.

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese miratoi marrjen e huasë prej 12 milion eurosh, që parashikon rehabilitimin e agregatit nr.4 dhe 1 në HEC Koman si dhe rehabilitimin e portave të shkarkimit dhe remonteve në këtë hidrocentral dhe në atë të Fierzës. Zbatimi i këtij projekti pritet të sjellë rritje të sigurisë së digave të hidrocentraleve në Kaskadën e lumit Drin si dhe rritjen e sigurisë dhe cilësisë së furnizimit me energji elektrike. Ai do të bëhet nga KESH, deri në vitin 2020.

Scan Tv,  12.09.2018