Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çmenduria e digave në Valbonë

Lëvizjet e tyre mezi duken. Në brigjet e lumit “Cemi”, delet pinë ujë të përzier me rërën dhe gurët. Në peizazhin imponues të Alpeve Shqiptare, këto skena duken të përjetshme. Megjithatë, vetëm disa qindra metra larg, gypat imponues janë një kujtesë për kërcënimet e menjëhershme ndaj mënyrës stërgjyshore të jetesës të barinjve të Shqipërisë së Veriut. “Të gjithë janë kundër ndërtimit të hidrocentralit, por askush nuk bën asgjë!”, thotë Hana plot hidhërim. Kjo nënë, e cila ka investuar në rritjen e troftës në afërsi të fshatit të vogël Tamara, mezi e fsheh dëshpërimin e saj. Ndërsa shumica e njerëzve kanë dëgjuar për planet në lidhje me lumin e tyre, pak duan të flasin për këtë.

“Cunami i digave”

Ashtu si qindra lumenj në Ballkan, ujërat e qarta të “Cemit” që verbojnë vizitorët, nuk janë kursyer për garën për arin blu . “Ne kemi gjetur plane për gati 3,000 hidrocentrale midis Sllovenisë dhe Greqisë”, thotë Ulrich Eichelmann, themelues i OJQ-së “RiverËatch”. Mbështetur nga stafi lokal që i raporton atyre, organizata nga Viena po lufton kundër këtij pushtimi betoizues të Europës Juglindore. Shpërthimi i këtyre projekteve mund të shpjegohet para së gjithash nga realitetet e reja ekonomike. “Në vitet pas luftërave në Jugosllavi, situata politike lokale u konsiderua shumë e paqëndrueshme nga investitorët”, thotë Eichelmann. “Kjo ka ndryshuar dhe hidroelektrika është nxitur edhe nga debatet e fundit mbi ndryshimet klimatike, me nevojën për të zhvilluar të ashtuquajturat energji të rinovueshme”.

Disa kilometra nga Tamara, Parku Kombëtar i Valbonës është shpërfytyruar nga disa projekte ndërtimi. Për shumë muaj tani, vendasit kanë provuar shumë mënyra të ndryshme për t’u mobilizuar për të shpëtuar luginën e tyre. Ata argumentojnë se janë në favor të stilit të tyre lokal të turizmit, që është i respektueshëm për natyrën dhe i ka lejuar shumë njerëzve të përmirësojnë jetën e tyre të përditshme. Në fillim të qershorit 2018, situata u bë kritike, siç tha Dardan Metaliaj, një udhërrëfyes i “Equal Times”.

“Shpërthimet, dhe punimet e ndërtimit, kanë çuar në rrëzimin e shkëmbinjve në tokën tonë dhe në afërsi të shtëpive tona. Njerëzit që punojnë në fusha janë traumatizuar”. Për të protestuar, banorët zënë rrugën kryesore përpara se të bashkoheshin dhe të mbështeteshin nga turistët.

Në një vend ende rural, uji i pacenuar i lumenjve është pjesë e jetës së përditshme të mijëra njerëzve që jetojnë përgjatë brigjeve të tyre. A është prishur lidhja ndërmjet popullatës lokale dhe mjedisit të tyre natyror? “Ne nuk kemi më lidhje për të marrë ujë për tokën tonë bujqësore dhe madje edhe uji i pijshëm është një problem, sepse vendet e ndërtimit po pompojnë vazhdimisht”, thotë Dardani. “Përkundër kërcënimeve, ne do të vazhdojmë të tregojmë, sepse kjo ka të bëjë me jetën tonë”.

Pas katër vjetësh në Francë, Dardani nuk dëshiron të emigrojë sërish, siç bëjnë shumë të rinj nga Ballkani. Parku Kombëtar i Valbonës nuk është aspak zona e vetme e mbrojtur në rajon që kërcënohet nga garat për të prodhuar energji elektrike. Si pika të nxehta të biodiversitetit global, Ballkani është shtëpia e një prej ekosistemeve më të pasura në kontinent, falë një rrjeti të dendur lumenjsh të ruajtura. Por as kjo nuk mund të frenojë orekset financiare të sektorit të energjisë.

Mobilizim i shoqërisë civile

“Bankëatch-CEE” thekson se, “sistemi aktual i zonave të mbrojtura nuk pengon investitorët apo financuesit”. Vendet e cilësuara trashëgimi europiane “Natyra 2000” ose parqe kombëtare, gjithashtu kërcënohen nga ritmi i ndërtimit. Në një raport të botuar në mars 2018, vihej në dukje se bankat kryesore europiane të zhvillimit, kanë ofruar mbështetje financiare për 37 hidrocentrale të vendosura në këto mjedise të brishta. Ndërkaq, shkencëtarët në Universitetin e Grazit paralajmërojnë për këtë rritje të papritur të digave. Studimet e tyre tregojnë se shumë lloje speciesh mund të zhduken, duke përfshirë një në dhjetë lloje europiane të peshkut.

Në këtë kohë të zotimeve për  klimën globale, mbrojtësit e lumenjve ballkanikë duan të ekspozojnë “të vërtetën rreth digave”. Megjithëse veprat po përparojnë, kundërshtarët e digave kanë arsye të jenë optimiste. Përpjekjet e banorëve lokalë dhe aktivistëve të mjedisit për të mbrojtur “zemrën blu të Europës” janë duke u shpërblyer. Në Parkun Kombëtar të Mavrovës të Maqedonisë, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) u tërhoq nga një projekt i madh, pas mobilizimit të fuqishëm të aktorëve të komunitetit. Më tej në veri, në Bosnjë, gratë nga fshati Kruščica zënë një vend tek digat, çdo ditë e natë. Në mes të qershorit, gjykata e Tiranës vendosi në favor të aktivistëve, duke urdhëruar pezullimin e punës në Parkun Kombëtar të Valbonës.

Shekulli,  30.07.2018