Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

70.000 fidanë dhe 222 pleh kimik për fermerët nga TAP

Deri në fund të Prillit 2018, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka dhuruar mbi 16,000 fidanë dhe përafërsisht 57’000 kg pleh kimik fermerëve të prekur nga ndërtimi i gazsjellësit.  Kjo iniciativë është pjesë e programit Asistenca për Jetesën dhe Mbështetja Tranzitore të TAP. Kur të përfundojë,shpërndarja e fidanëvesi dhe plehut kimik do të arrijë shifrën e 222 ton pleh kimikdhe 70’000 fidanëve.

Krahas kompensimit me vlerën e plotë të humbjeve të shkaktuara nga projekti, në përputhje me praktikën më të mirë ndërkombëtare, Pprogrami i TAP Asistenca për Jetesën dhe Mbështetja Tranzitore synon të rehabilitojë jetesën e të gjithë personave të ndikuar nga projekti dhe, aty ku është e mundur, ta përmirësojë atë pas përfundimit të punimeve për ndërtimin e gazsjellësit.

Vangjel Bixheku, fermer në zonën e Roskovecit thotë: “Toka është kthyer në gjendjen e mëparshme dhe nuk kuptohet nëse TAP ka kaluar apo jo. Gjithashtu TAP na ka dhënë ullinj të rinj dhe pleh kimik dhe tarracat janë sistemuar si më parë.”

Arjola Tola, Drejtuesja e Menaxhimit të Tokës për TAP në Shqipëri tregon: “Nëpërmjet Asistencës për Jetesën dhe Mbështetjen Tranzitore,  TAP ndihmon drejtpërdrejt në rehabilitimin e jetesës së fermerëve të prekur nga ndërtimi i gazsjellësit. Deri më tani, ne kemi inspektuar 65 % të parcelave bujqësore të përshkuara nga tubacioni për të konfirmuar se kthimi i tokës në gjendjen e mëparshme është kryer në përputhje me standardet më të larta. Gjithashtu, një pjesë e fidanëve të pemëve frutore dhe plehut kimik është shpërndarë tek fermerët. Dhurimi i fidanëve dhe plehut kimik do të nisë përsëri në muajin Tetor të këtij viti, në përputhje me praktikat më të mira bujqësore dhe sezonin optimal për mbjelljen e pemëve frutore. ”

 

energjia.al  20.07.2018