Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP shtyn me një vit fillimin e aktivitetit komercial, pesë arsyet

Gazsjellësi Trans Adriatik Pipeline (TAP) ka kërkuar pranë autoriteteve rregullatore të vendeve ku kalon Shqipëri, Greqi Itali që të shihet shtyrja me një vit e afatit të vlefshmërisë së Vendimit të Përjashtimit pasi përfundimi i plotë dhe nisja e aktivitetit komercial nuk mund të mbyllet brenda këtij viti.

Sipas një shkresë të Entit Rregullator të Energjisë bëhet me dije se autoritetet Rregullatore të Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë, “bashkëpunuan në ekzaminimin dhe vlerësimin e kësaj kërkese të kompanisë TAP AG, dhe vendosën në favor të stabilitetit, të argumenteve të kërkuara dhe plotësimit të kushteve të përcaktuara në nenin 36(9) të Direktivës 2009/73/BE, duke konfirmuar pretendimin e kompanisë se vonesa e mundshme në përfundimin e ndërtimit të tubacionit dhe fillimit të tij në fazën e operimit tregtar, nuk bën pjesë në sferën e ndikimit të kompanisë TAP AG”.

Por çfarë do të thotë ky konfirmim i autoriteteve rregullatore dhe cila është arsyeja që TAP ka kërkuar shtyrje të afatit. Sipas ERE, TAP AG kërkoi një zgjatje të datës kur ‘infrastruktura të vendoset në funksion’ (që do të thotë datën komerciale të funksionimit) me një vit, deri ne 31 Dhjetor 2021, në veçanti për shkak të disa justifikimeve, përfshirë pasigurinë e krijuar nga mundësia e një vale të re të pandemisë të shkaktuar nga virusi COVID-19.

Janë të paktën pesë arsyetime që TAP jep si shkak për vonesat që kanë sjellë shtyrjen e aktivitetit komercial.

“TAP AG jep justifikimet e mëposhtme për kërkesën për shtyrjen e datës kur ‘infrastruktura të vendoset në funksion’ (që do të thotë data komerciale e operimit):

a. Pengesat në lidhje me lejet në Itali. Autoriteti kompetent Italian vendosi 65 kushte, të cilat u vlerësuan dhe miratuan nga një numër i konsiderueshëm i autoriteteve lokale dhe rajonale.

Për më tepër, ndalimi i ndërtimit të projektit te TAP midis 1 qershorit dhe 30 shtatorit të çdo viti, si dhe procedurat administrative autonome për heqjen/depozitimin e ullinjve, vonuan periudhën e ndërtimit të projektit për rreth një vit.

b. Shkelje të rënda të sigurisë në Itali.

c. Nevoja për të zbatuar vazhdimisht një seri masash për sigurinë e vendeve të ndërtimit në Itali si dhe punëtorët që do të punonin atje, duke shtuar këtu edhe qëndrimin e organizatave lokale dhe rajonale që shpesh u manifestuan me protesta të dhunshme;

d. Procedura të ndryshme ligjore dhe gjyqësore, përfshirë edhe një urdhër konfiskimi i cili shkaktoi 8 muaj vonesë;

e. Pandemia e shkaktuar nga virusi COVID-19, i cili në mënyrë të pashmangshme vonoi punimet për një kohë të gjatë dhe shkaktoi probleme dhe vonesa në transportimin e materialeve dhe të punëtorëve” thuhet në vendimin e ERE.

Monitor,  01.07.2020