Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS investon në rrjetin e Prishtinës

Lagjja “Sofalia” afër Gërmisë në Prishtinë ka marrë një pamje të re pas përfundimit të projektit energjetik të KEDS-it. Janë 148 familje që përfitojnë nga ky investim.

Deri para përfundimit të projektit nga KEDS-i, banorët e lagjes janë furnizuar vetëm nga një trafo, që ka qenë e pamjaftueshme për të përmbushur nevojat energjetike për popullatën e këtushme.

“Sofalia” çdo ditë po zgjerohet me shtëpi dhe ndërtime të reja. Me shtimin e popullatës është paraqitur nevoja për rritjen e kapaciteteve të reja energjetike.

Për këtë projekt KEDS ka vendosur tri trafo. Një trafo e tipit blind me fuqi prej 630 kVA, një tjetër e tipit shtyllë me fuqi 160 kv A dhe një trafo po e tipit shtyllë me fuqi 100 kVA.

Gjithashtu është shtrirë një rrjet ajror prej 4,5 km të tensionit të ulët dhe 1km rrejt ajror të tensionit të mesëm dhe 980m rrjet nëntokësor. Kurse shtyllat janë vetëm prej betoni edhe atë 95 shtylla të tensionit të ulët dhe 14 shtylla të tensionit të mesëm.

Banorët e lagjes falënderojnë KEDS-in për këtë infrastrukturë të re energjetike.

“Me këto investime dhe ndryshime që ka bërë KEDS-i në rrjetin energjetik, tash e kemi shumë më mirë. Pajisjet elektrike i kemi të sigurta dhe nuk e kemi më atë frikën nga telat e zhveshur. Tani edhe tensioni është stabilizu. Falënderojmë KEDS-in për punën që ka bërë,’ ka thënë Fikrije Bojniku, banore e lagjes.

Investimet të këtilla, gjithnjë sipas planit të paraparë do të shtrihen në të gjithë territorin e Kosovës.

Telegrafi,  25.06.2018