Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

WWF përshëndet ndalimin e punimeve në Valbonë

WWF, një organizatë joqeveritare ndërkombëtare për ruajtjen e natyrës, njoftoi sot fitoren mbi një betejë gjyqësore për bllokimin e punimeve në hidrocentralet që po ndërtohen mbi lumin Valbonë brenda territorit të zonës së mbrojtur.

WWF vuri në dijeni se një panel prej tre gjyqtarësh në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë, Shqipëri më 6 qershor 2018. vendosi të ndalojë menjëherë të gjitha punimet në tre hidrocentrale që po ndërtohen nga Dragobia Energy në Parkun Kombëtar Lugina e Valbonës.

Ky vendim duhet të mbetet në fuqi deri në zgjidhjen përfundimtare të padisë së ngritur nga organizata joqeveritare TOKA dhe 27 banorë lokalë, me mbështetjen e WWF-it, kundër Këshillit Kombëtar Territorial (KKT) të Shqipërisë, dhe e cila mund të zgjasë disa muaj ose vite në varësi të procesit të ankesave.

Vendimi i Gjykatës së Apelit erdhi pas vendimit të mëparshëm të gjykatës për të lejuar vazhdimin e punës përkundër rastit në gjykatë. Urdhëri për ndalim fillimisht ishte kërkuar në janar 2018, si pjesë e një padie kundër KKT-së të Shqipërisë mbi vendimin e tyre në nëntor 2017 për të lëshuar projektit një leje të re ndërtimi.

Paditësit argumentuan se leja e re ishte qartazi e paligjshme, pasi që Ligji për Zonat e Mbrojtura ishte ndryshuar në qershor 2017 ku ligji i ri i shpallte të paligjshëm gjitha ndërtimet e HEC-eve në Parqet Kombëtare.

Leja fillestare e ndërtimit të projekteve skadoi në maj të vitit 2017. Sipas ligjit shqiptar, duhet të jepet një urdhër ndalimi për punë në të gjitha rastet kur “dëmi i pakthyeshëm mjedisor mund të ndodhë gjatë periudhës së procesit gjyqësor”. Ky vendim përcakton një precedent të rëndësishëm në Shqipëri për rastet me rrezik të madh për dëmtimin e ekosistemeve dhe tregon se mbrojtja e mjedisit po ecën ngadalë drejt agjendave kryesore.

WWF-i organizatë joqeveritare ndërkombëtare për ruajtjen e natyrës ka qenë e pranishme në Luginën e Valbonës që nga viti 2016, duke mbështetur komunitetin lokal në luftën e tyre për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm nga i cili të jenë në gjendje të mbajnë mirëqenien e tyre.

Kjo mbështetje përfshin gjithashtu përkrahje financiare dhe me eksperte për OJQ-ne lokale TOKA dhe 27 banorët në luftën e tyre ligjore. Ata kanë ngritur padi në Gjykatën Administrative kundër Ministrisë së Energjisë dhe infrastrukturës në maj 2017 (aktualisht në pritje të ankesave) dhe kundër Këshillit Kombëtar Territorial në nëntor 2017.

Nuk ka qartësi edhe sa HEC-e tjerë janë planifikuar të ndërtohen në lumin Valbona. Duke u bazuar në dokumentet publike për informim, koncesionet janë dhënë edhe për 11 HEC-ë tjerë. Lejet mjedisore për ndërtimin e këtyre tre HEC-eve janë të bazuara në një vlerësim shumë të dobët të ndikimit në mjedis, dhe po ashtu ju ka kaluar afati në vitin 2015.

Të gjitha proceset e koncesionit kanë qenë shumë jo-transparente, dhe kanë nuk kanë treguar jonsideratë për mirëqenien e popullatës lokale. Si dhe kanë dështuar që në Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis të theksojnë se po ndërtohen në zonë të mbrojtur të Kategorisë II IUCN.

Procesi jotransparent për konsultimet publike janë në ndesh direkt me Konventën Aarhus, konventë e cila rregullon aksesin në informacion.

Revista Monitor,  19.06.2018