Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kërkesa botërore për ar në nivelin më të ulët

Kërkesa për arin ka rënë në nivelin më të ulët që prej krizës financiare, sipas Këshillit Botëror të Arit, ndërkohë që perspektiva për rritjen e normave të interesit ka bërë që investitorët të shohin për kthime më të larta te aktive të tjera.

Kërkesa botërore për metalin e çmuar arriti në një total prej 973.5 tonë në tremujorin e parë të 2018-ës, sipas raportit më të fundit të Këshillit,  në rënie me 7% me bazë vjetore.

Rënia në kërkesë për metalin ka përkuar gjithashtu me qëndrimin e çmimeve në vargun më të ngushtë në një dekadë.

Organi tregtar që përfaqëson lëndën e parë, e lidhi këtë me rënien prej 15% të investimeve në shufrat e arit, në 265.9 tonë, ndërkohë që investitorët në SHBA, Kinë dhe Gjermani janë përmbajtur.

Ndërkohë, vetëm 32.5 tonë ar në vlerë ka hyrë në fondet e listuara në bursë (ETF) që ndjekin metalin në tremujorin e parë. Kjo shënon një rënie me rreth 60% krahasuar me tremujorin e parë 2017.

Konsumi i bizhuterive ra gjithashtu me 1% në fillim të 2018-ës. India, konsumatori i dytë më i madh në botë i bizhuterive në ar pas Kinës, raportoi tremujorin më të dobët që prej vitit 2008,  me një rënie prej 12% në 87.7 tonë.

Kërkesa për ar,  që është parë gjithnjë si një aktiv i sigurt gjatë periudhave të stresit ekonomik, ishte rritur ndjeshëm në tremujorin e parë 2017, prej pasigurive gjeopolitike. Megjithatë, së fundmi, metali i çmuar është tregtuar në një varg të ngushtë prej 1,300-1,350 dollarë për onz.

Norma spot e arit  u rrit ne me 0.3% në 1,308.5 dollarë për onz drejt fundit të kësaj jave, përpara takimit të shumëpritur të Sekretarit amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin, me zv/ kryeministrin kinez, Liu He, në një kohë të konflikteve tregtare.

Scan Tv,  04.05.2018