Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Importet e karburanteve u rritën me 10 mijë ton për katër-mujorin 2020

Pavarësisht mbylljes së ekonomisë, importet e karburanteve rezultojnë në rritje për katërmujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, për katër muaj në Shqipëri janë importuar gati 151 mijë tonë karburante, në rritje me gati 10 mijë tonë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vlerësohet se mbyllja e shumicës së bizneseve dhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve ka sjellë rënie të ndjeshme të konsumit të karburanteve gjatë periudhës mes muajve mars dhe maj. Por, pavarësisht nga kjo, në muajin prill tregtarët i janë kthyer rritjes së importeve, çka ndoshta lidhet me shfrytëzimin e konjukturës së favorshme të çmimeve.

Në muajin prill, paniku i epidemisë së Covid-19 i uli çmimet e naftës bruto në vlera negative për herë të parë në histori. Kjo u përcoll edhe në një rënie graduale të çmimeve të karburanteve në bursa për furnizimet në data të ardhshme. Mendohet se ky moment mund të jetë shfrytëzuar nga importuesit për të blerë dhe për të rritur rezervat.

Gjatë javëve në vijim, çmimet e naftës u normalizuan dhe tashmë nafta bruto është drejt kufirit të 40 dollarëve amerikanë për fuçi. Sidoqoftë, e ardhmja ngelet tejet e pasigurtë, për shkak të dinamikës së paparashikueshme të pandemisë së Covid-19.

Aktualisht, çmimet e gazolit në tregun me pakicë kanë zbritur deri në rreth 145 lekë për litër. Mbështetur në të dhënat e instat, inflacioni i grupit transporit, që përcaktohet kryesisht nga çmimet e karburanteve, ka rezultuar në rënie për tre muajt e fundit. Për majin, inflacioni vjetor i këtij grupi rezultoi negativ në masën 3.7%.

Scan,  17.06.2020