Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Skrapar, TAP prishi rrugën. Rama: Nuk hapet gazi pa u rregulluar

Kryebashkiaku i Skraparit, Nesim Spahiu i është ankuar kryeministrit Edi Rama për dëmtimin e rrugës Berat-Çorovodë nga kompania TAP që po ndërton rrjetin e gazsjellësit.

“TAP na ka dëmtuar rrugën Berat -Çorovodë. Nëse na duhej një orë tani na duhen dy orë. TAP duhet ta riparojë atë rrugë, sepse që kur ka ardhur TAP  është dëmtuar”, u shpreh Spahiu duke iu drejtuar kreut të qeverisë Rama.

Përgjigja e kryeministrit ishte e prerë, TAP duhet të rregullojë rrugën përpara se të nisë qarkullimin e gazit në territorin shqiptar. “TAP duhet patjetër jo të kthejë në gjendjen e mëparshme, patjetër të shtrojë siç duhet rrugën Berat- Çorovodë, rehabilitim të plotë. Këtë ministri ia ka bërë shumë të qartë. Ia ka bërë aq të qartë sa ata nuk do të hapin gazin pa bërë rrugën. Sepse për ne është shumë e nevojshme ajo rrugë për strategjinë e turizmit”, deklaroi kryeministri Rama.

Shqiptarja.com  26.02.2018