Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

HEC-et mbi Osum, Ekspertët: Shkelje ligji

Reagimet publike nuk mjaftuan për të ndaluar ndërtimin e hidrocentraleve edhe mbi lumin Osum, të cilat do të shkatërrojne kanionet e famshme, të njohura për sportin aventuresk të raftingut.

Ekspertët e mjedisit thonë se po dëmtohet biodiversiteti dhe vlera turistike e zonës.

Në maj të vitit 2016, Ministria ka miratuar kontratën e re ku fuqia e hidrocentralit Bigas-Veleshnjë rritet nga 0.5 mega në 1.2 mega. Sipas ekspertit Olsi Nika, kapacatiteti i këtij HEC-i nuk justifikon dëmin që do të sjellë më pas.

Po cfarë thotë ligji për ndërtimin mbi një monument natyre?

“Në zona të mbrojtura nuk lejohet të ndërtosh ose të fusësh asnjë lloj aktiviteti. Kemi tre komponentë të rëndësishëm që është zonë e mbrojtur. Peisazhi, uji dhe ajri i pastër që ka”.

Projekti për ndërtimin e 520 hidrocentraleve sipas ekspertëve po kërcënon të ardhmen e rezervave ujore të lumenjve që po përfundojnë nën tubacionet e hidrocentraleve.

Klan Tv,  08.02.2018