Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Editorial: Perse SHELL ne Kosove dhe jo ne Shqiperi!

Ne nje artikull te javes se kaluar te energjia.al, u surprizuam (pozitivisht) qe SHELL do te hyje ne tregun kosovar te tregimit te karburanteve, duke bashkepunuar me kompanine vendase, Al Petrol, lider ne Kosove.

Duke pergezuar kompanine SHELL per penetrimin e saj ne tregun e naftes ne Kosove, informojme lexuesit e energjia.al qe Kosova do te jete vendi i pare ne Ballkan me stacione karburanti me logo SHELL. Duke mos pasur asnje vendburim te zbuluar nafte, Kosova importon aktualisht pothuajse 100% te karburanteve, me eksportues kryesor pikerisht Shqiperine.

Nderkohe, ne Shqiperia shoqeria SHELL eshte prezente prej vitesh me aktivitet kerkim-prodhimin e hidrokarbureve, duke investuar dhjetera milione dollare ne vend por asnje aktivitet ne sektorin e tregtimit te karburanteve.

Ne kete rast, pyetja eshte shume e thjeshte: perse SHELL eshte prezente ne tregun e karburanteve te Kosoves dhe jo te Shqiperise. Ne dijenine tone, tregu i karburanteve ne Kosove ka pothuajse te njejtat karateristika si dhe organizim te ngjashem, nderkohe qe edhe situata ekonomiko-politike eshte pothuajse e njejte.

Duke mos paragjykuar nje vendim te ardhshem te SHELL per te hyre ne tregun e karburanteve ne Shqiperi, kjo edhe ne varesi te zbulimit komercial te naftes bruto ne Shpirag, do mbetemi ne pritje te zhvillimeve te kesaj shoqerie ne rajon por edhe ne Shqiperi.

energjia.al, 07.02.2018