Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

SHELL vjen në Kosovë, marrëveshje me AL Petrol

Kompania më e madhe në botë për karburante “Shell”, sot në konferencë për media bëri zyrtarisht publike nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me kompaninë AL Petrol. Konkretisht rrjeti i AL Petrol do të riemërtohet në Shell gjatë muajit prill të këtij viti.

Përfaqësuesit e të dyja këtyre kompanive bën të ditur se sa i rëndësishëm është lajmi që Shell me produktet e saj tani do të jetë në Kosovë, duke i furnizuar qytetarët e vendit me karburante cilësore dhe me një gamë të gjerë të produkteve të saj.

Me këtë rast drejtori i  AL Petrol, z. Latif Kryeziu theksoi se “kam nderin që sot para jush të bëjë publike zyrtarizmin e marrëveshjes së Al Petrol dhe gjigantit të karburanteve në botë siç është Shell.”

“Deri më tani i kemi furnizuar qytetarët e Republikës së Kosovës për 30 vite me radhë me cilësinë më të mirë të mundshme, në rreth 70 pikat tona. Ndërkaq, sot mburremi që kemi arritur t’a sjellim në Kosovë një brend siç është Shell, që do të ofrojë çmime të përshtatshme për tregun e Kosovës”.

Po ashtu edhe menaxheri i kompanisë Shell për Evropën Juglindore, z. Vim Riegman, konfirmoi zyrtarizmin e marrëveshjes.

“Jam shume i kënaqur që po e zyrtarizojmë nënshkrimin e marrëveshjes me Al Petrol. Konfirmojmë se të gjitha pikat e AL Petrol do të ribrendohen dhe do t’i përmbahen standardeve të Shell. Gjithashtu të gjitha pikat do të ofrojnë karburante cilësore, lubrifikant kualitativ, oferta të përshtatshme dhe shërbim kualitativ. Theksojmë se Shell është prezent në 80 vende të botës dhe i shërben 30 milion klientë çdo ditë’ theksoi Riegman.

Ai konfirmoi se do të sjellin edhe produktin më të ri të Shell, që është V Power, produkt me të cilin furnizohet edhe partneri i tyre afatgjatë në Formula 1, Ferrari.

Shell është kompania e karburanteve më e madhe në botë që posedon mbi 43 000 pika në 5 kontinente, dhe me rreth 30 milion konsumatorë në ditë.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  02.02.2018