Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Zgjidhet problemi i energjisë në qendrat shëndetësore

Si pasojë e një ankese në platformën e bashkëqeverisjes, Kryeministri Rama ka qenë ditën e sotme në Mirditë ku ka vizituar Qendrën Shëndetësore të Domgjonit,

Pas denoncimit të rastit nga qytetari, ku thuhej se në këtë qendër mungonte lidhja me energji elektrike, problemi u zgjidh falë bashkëpunimit me qytetarët.

Tashmë po punohet për të bërë dhe lidhjen me energji elektrike edhe të tjera qendrave shëndetësorë, të evidentuara nga zëri qytetar në portalin e bashkëqeverisjes.

Kryeministri gjithashtu shfrytëzoi rastin për të bërë me dije se gjatë katër viteve të ardhshme, 300 qendra shëndetësore në gjithë Shqipërinë do rindërtohen, ose ndërtohen nga e para.

“Do të rindërtojmë apo ndërtojmë nga e para, në varësi nga situata, 300 qendra shëndetësore në gjithë Shqipërinë në katër vjet. 80 janë gjatë këtij viti dhe qëllimi ynë është që të kalohet nga një shërbim inekzistent që ka qenë, në një shërbim që të jetë në gjendje të përballojë gjithë atë fluksin e parë për nevoja që janë të përballueshme nga vetë qendra shëndetësore dhe që nuk ka nevojë që njerëzit të turren të gjithë drejt spitalit rajonal apo drejt Tiranës, në mënyrë që të lehtëson edhe spitalet nga mbingarkesa”,  u shpreh Kryeministri Rama.

Kryeministri përsëriti thirrjen për të gjithë që kanë një ankesë apo kërkesë që të regjistrohen në platformën e bashkëqeverisje.

“Bashkëqeverisja funksionon e që të funksionojë edhe më mirë duhet të jetë bashkë-qeverisje. Pra, jo vetëm ne, por dhe qytetarët, të cilët shumë më lehtë sesa të shfryjnë e të ankohen për shërbime që nuk ju jepen, 3 minuta kanë nevojë të shpenzojnë në platformën e bashkëqeverisjes dhe në 10 ditë marrin përgjigje për ankesën, kërkesën apo shqetësimin e tyre”, tha Kryeministri.

Scan Tv,  05.02.2018