Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rritet interesi për ndërtimin e HEC-eve në Shkodër

Pas vrullit të ofertave të investitorëve për ngritjen e parqeve fotovoltaike gjatë periudhës së verës vitin e kaluar, me sa duket interesi i tyre është zhvendosur  tashmë në ndërtimin e hidrocentraleve të vogla.

Kështu, pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ka ardhur një tjetër kërkesë për ndërtimin e një HEC-i në Bashkinë Pukë, pjesë e Qarkut Shkodër.

Shoqëria “Company Riviera 2008” sh.p.k, një kompani e cila operon në fushën e ndërtimit, ka aplikuar pranë MIE për miratimin e ndërtimit të hidrocentralit “Risht” në përroin me të njëjtin emër, degë e lumit Drin.

Ndërkohë, ashtu si të gjithë HEC-et e vogla edhe kapaciteti prodhues i tij është parashikuar të jetë 2 MW.

Scan Tv,  01.02.2018