Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

MEI, i hapet rruga HEC Kukur në Gramsh

Ministria e Energjisë dhe Industrisë duket se në fund të 4-vjeçarit nuk i ka rezistuar tundimit për të dhënë një seri koncesionesh. Bëhet fjalë për një seri hidrocentralesh që kompanitë që fituan kontratat nga ish-qeveria Berisha nuk arritën t’i konkretizonin duke bërë kështu që t’ju hiqet e drejta.

Pas Kalivaçit, Grabovës, Bushtricës dhe Lunikut listës i shtohet tashmë edhe hidrocentrali i Kukurit në zonën e Gramshit. Sipas Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë bëhet fjalë për një koncesion në formën e partneritetit publik privat dhe me të drejtë shfrytëzimi për 35 vjet.

“Interesi për shfrytëzimin hidroenergjetik është për pellgun ujëmbledhës të  lumenjve të Gribës, Zanit dhe Kishovices nga burimet e deri në bashkimin e tyre  në kuotën 455 metër mbi nivelin e detit duke respektuar kushtet teknike të  projektimit dhe mos cenimit të objekteve që parashikohen të ndërtohen në këtë pellg ujëmbledhës”, thuhet në dokumentin e Ministrisë.

Gjithsesi në të njëjtin pellg ujëmbledhës tashmë janë të paktën katër hidrocentrale të tjera që i janë dhënë të njëjtës kompani.

Pjesën më të madhe të pikëve në vlerësimin e ofertave do ta ketë fuqia e instaluar. Operatorët e interesuar duhet të paraqesin ofertat e tyre deri më 10 korrik.

Scan Tv,  12.06.2017