Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rama: Shqipëria përfitoi nga marrëveshja me çekët

-Kryeministri Rama ka dëshmuar sot në Komisionin Hetimor të CEZ që drejtohet nga opozita ku objekt ishte hetimi i zgjidhjes së marrëveshjes mes shtetit shqiptar dhe kompanisë çeke CEZ.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi spektakolare, zgjidhjen miqësore që dha qeveria me çekët pasi arbitrazhi tha ai, do e dëmtonte vendin. Sipas kryeministrit, rrethanat përcaktuan zgjidhjen miqësore pasi në të kundërt Shqipëria rrezikonte kolapsin energjetik edhe financiar.

Nuk ishte aspak e paramenduar. U kushtëzuam nga rrethanat, e pashmangshme. Rrezikonim kolapsin energjetik e financiar”.

Kreu i qeverisë u ngacmua nga pyetjet e Edmond Spahos, Gent Strazimiri e Jorida Tabaku.

Ai u përgjigj mbi zgjidhjen e konfliktit mes qeverisë shqiptare dhe çekëve me marrëveshje duke shmangur arbitrazhin. Rama mbështeti deponimet e ministrit të Energjitikës, Damian Gjiknuri mbi çëshjten.

Shqiptarja.com  29.12.2016