Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kryeministri pranon të dëshmojë për CEZ

Ditën e nesërme, kryeministri Edi Rama do të dëshmojë për çështjen e CEZ. Kreu qeverisë do të paraqitet nesër në Komisionin parlamentar Hetimor për marrëveshjes Shqipëri­-CEZ.

Bëhet e ditur se Rama ka kthyer përgjigje pozitive për thirrjen me shkrim për të dhënë dëshminë e tij mbi marrëveshjen që solli zgjidhjen e konfliktit mes shtetit shqiptare dhe kompanisë çeke.

Gjithashtu mësohet se seanca është parashikuar të nisë në orën 11:00. Më herët, ish-­Kryeministri Sali Berisha dha dëshminë e tij pasi fillimisht refuzoi të përgjigjej para kryetarit të këtij komisioni, Taulant Balla.

Gazeta Shekulli,  28.12.2016