Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bahkë me HEC-in përfundon dhe rruga Banjë-Gramsh

Kryeministri z. Edi Rama dhe Ministri i Energjisë e Industrisë z.Damian Gjiknuri morën pjesë në ceremoninë e vënies në punë të hidrocentralit të Banjës si pjesë e projektit të Devoll Hidropoëer- Statkraft. Të shoqëruar nga përfaqësuesit e kompanisë prestigjoze norvegjeze Christian Rynning Tonnesen e Tom Kristian Larsen dhe ambasadori i Norvegjisë z.Per Sjaastad, ata inauguruan edhe përfundimin e rrugës së re Banjë-Gramsh.

Hidrocentrali i Banjës është vepra e parë e përfunduar në projektin hidroenergjitik të Kaskadës së Devollit. Ndërtimi i HEC Banja ka filluar në Qershor të vitit 2013. Më shumë se 2000 punëtorë u punësuan në ndërtimin e këtij hidrocentrali. Kapaciteti i instaluar i HEC Banja është 73 MË dhe lartesia e diges eshte 80 m e lartë. Rezervuari i këtij hidrocentrali ka volum total prej 391 miliardë litra ujë ,me një sipërfaqe prej rreth14 km2.

Statkraft po ndërton aktualisht edhe hidrocentralin e dytë, atë të Moglicës që pritet të përfundojë në vitin 2018. Investimi i deritanishëm ka arritur në 289 milion euro ndërsa investimi total në përfundim të projektit do të shkojë në 535 milion euro. Me përfundimin e dy hidrocentraleve të këtij projekti pritet të mbulohet rreth 17% e nevojës së vendit për energji.

Kryeministri Rama dhe ministri Gjiknuri u ndalen edhe tek rruga e re e përfunduar që lidh Banjën me Gramshin. Gjatësia e rrugës është 15.3 km, nga e cila 11.7 km është gjurmë tërësisht e re dhe 3.6 km gjatësi ndjek rrugën ekzistuese. Gjurma e rrugës kalon paralel me vijën e pasqyrës së rezervuarit të hidrocentralit duke qëndruar gjithmonë mbi kuotën maksimale të liqenit prej 176.50 m. Janë ndërtuar 13 ura në total me gjatë 1685 ml. Me rëndësi është ura në përroin e Kacivelit- gjatësia 520 ml (e dyta urë më e gjatë dhe e lartë në Shqipëri); ura në lumin e Holtës – gjatësia 300 ml dhe ura në afërsi të fshatit Drizë- gjatësia 190 m.

energjia.al  23.09.2016