Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shqipëria ofron mundësi për investime në energjitikë

kryeparlamentari shqiptar Ilir Meta në takimet e zhvilluara në Mbretërinë e Bashkuar, ku ndodhet për vizitë zyrtare. Në ditën e parë të vizitës, Meta dhe delegacioni që e shoqëron janë pritur nga Zëvendës Kryetari i Dhomës së Ulët dhe nga kryetarja e Grupit të sapokrijuar të Miqësisë me Shqipërinë.

“Shqipëria përfaqëson një mundësi të mirë për investitorët britanikë në fushat e turizmit e energjisë ndërsa britanikët që vizitojnë Shqipërinë gjithmonë gjejnë një vend miqësor”. Është ky mesazhi i dhënë nga  Gjatë takimeve të ditës së parë, Meta nënvizoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, veçanërisht pas referendumit britanik mbi anëtarësinë në BE.

Ndërsa në ditën e dytë, kryeparlamentari shqiptar është pritur nga kreu i Dhomës së Deputetëve të Mbretërisë së Bashkuar, David Lidington. Gjatë takimit, Meta u shpreh se Britania e Madhe është një partner shumë i rëndësishëm për Shqipërinë e në këtë kuadër, marrëdhëniet ndërparlamentare e ekonomike duhen thelluar edhe më tej. “Ka një histori të gjatë miqësie dhe bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Sot ne jemi dy vende aleate në NATO.

Gjatë takimit ne kemi folur për çështje të sigurisë. Ne jemi të përkushtuar dhe mbështesim realizimin e të gjitha reformave që po ndërmarrin vendet e Ballkanit dhe veçanërisht Shqipëria. Ne po bashkëpunojmë në çështjet e gjyqësorit, të rendit publik, në luftën kundër krimit dhe terrorizmit dhe ne po punojmë për të gjetur mundësi të reja për të përforcuar më tej marrëdhëniet në fushën e tregtisë dhe investimeve.

“Mbretëria e Bashkuar ka bërë investime të jashtëzakonshme në rajonin tonë për të forcuar sigurinë e këtij rajoni dhe stabilitetin tij dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, jam i bindur.

Sikurse përmendi edhe fushat z. Lidington, ne do të vazhdojmë të forcojmë partneritetin tonë në të gjitha drejtimet, të sigurisë, të luftës kundër terrorizmit, kundër krimit të organizuar, por njëkohësisht do të punojmë edhe për të zgjeruar marrëdhëniet tregtare, ekonomike, për të rritur investimet britanike në Shqipëri.

Dhe shpresojmë që edhe reforma në drejtësi të rrisë besimin e investitorëve britanikë për të investuar më shumë në vendin tonë dhe natyrisht që edhe marrëdhëniet ndërparlamentare do të ndihmojnë për të ndërtuar edhe një bazë më të fuqishme për marrëdhëniet midis dy vendeve tona”. Në këtë vizitë zyrtare, kryeparlamentari shqiptar shoqërohej nga kryetarja e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin shqiptar, Arta Dade.

Scan tv,  13.09.2016