Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Panelet diellore, investimi miliona dollarësh në Novoselë

Shoqëria “Novoselë Photovoltaic Power Plant”i  ka kërkuar një autorizim paraprak në Ministrinë e Energjisë për të ndërtuar një park fotovoltaik që synon prodhimin e energjisë elektrike nga rrezet diellore.

Sipas projektit që kompania ka dorëzuar synohet të prodhohen 50MW energji për të cilat është planifikuar një vlerë investimi prej 72 milionë euro.

Parku është planifikuar të ndërtohet në zonën e Novoselës Vlorë, por ndërtimi i tij sipas burimeve nga Ministria e Energjetikës do të kalojë në një procedurë të ndryshme nga ai i koncesioneve të HEC-ve.

Shoqëria ka kërkuar pajisjen me autorizim paraprak në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 822, datë 7.10.2015 “Për miratimin e rregullave dhe procedurave të ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë elektrike, që nuk janë objekt koncesioni”, për ndërtimin e një parku fotovoltaik në Zonën Novoselë të Bashkisë Vlorë me një sipërfaqe totale të projektit 154,59 ha.

Ministria e energjetikës sqaron se “Novoselë Photovoltaic Poëer Plant” ka bashkëpunim me disa shoqëri Gjermane të cilat kanë eksperienca të gjëra në fushën e prodhimit të energjisë nga burimet e rinovueshme.

Por nga të dhënat e ekstraktit në Qendrën Kombëtare te Regjistrimit shihet se kompania  është regjistruar në maj të këtij viti dhe ka dy aksionerë kryesorë njëri nga të cilat është i huaj.

Sipas vendimit të këshillit të Ministrive që ky investim të realizohet duhet që fillimisht Komisioni i vlerësimit të aplikimit të paraqet ministrit, brenda 45 ditëve nga marrja e aplikimit një raport lidhur me miratimin ose refuzimin e aplikimit.

Më pas ministri, në rast të një raporti pozitiv të komisionit të vlerësimit të aplikimit, i lëshon aplikuesit një miratim paraprak për vazhdimin e procedurave për marrjen e të drejtës së ndërtimit.

Miratimi paraprak për vazhdimin e procedurave përmban periudhën kohore brenda së cilës aplikuesi duhet të përfundojë matjet ose studimet e tjera, lidhur me investimin

Aplikuesi, i pajisur me miratimin paraprak i paraqet Ministrisë, brenda periudhës kohore të përcaktuar në miratimin paraprak, me qëllim marrjen e miratimit përfundimtar.

Më pas Komisioni shqyrton, brenda 20 ditëve kalendarike, nga dita e paraqitjes, plotësinë dhe saktësinë e të gjitha dokumenteve të paraqitura nga aplikuesi dhë më pas Ministri i dërgon Këshillit të Ministrave propozimin për miratimin e ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese mbi 2 MË, të cilat nuk janë objekt koncesioni.

Revista Monitor,  24.08.2016