Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KESH, studim për shkarkimet e ujërave në HEC-et e Drinit

KESH po financon me 2 milionë euro një studim me te cilin do të gjejë një zgjidhje për shkarkimin e prurjeve të tepërta në kaskadën e Drinit me qëllim rritjes e sigurisë së digave.

Studimet e parafizibilitetit dhe ato të fizibilitetit janë duke u hartuar nga kompania “Fichtner Gjermani” dh pritet të përfundojnë me janar të vitit 2017, njoftohen ne web-in zyrtar te Korporatës.

Kontrata përfshin tre faza : Studimi i parafisibilitetit , studimi i fisibilitetit dhe përgatitja e dokumenteve të tenderit dhe specifikimeve teknike për alternativën e zgjedhur.

KESH sqaron se në përfundim të projektit do të kemi një studim fizibiliteti që do të shërbejë si bazë për financimin e investimeve në rritjen e kapaciteteve shkarkuese në kaskadën e lumit Drin, duke ndikuar në rritjen e sigurisë së digave në këtë kaskadë.

Gjithashtu produkt i kësaj pakete është edhe hartimi i dokumenteve të tenderit si dhe specifikimet teknike për kapacitet shkarkuese shtesë.

Kundrejt pagesës 2 milionë euro, kompania Fichtner do të mbledhë të dhënat e studimeve të mëparshme hidrologjike, gjeologjike, sizmike e topografike, rishikimi dhe përditësimi për fazën e studimit të parafizibilitetit dhe trajtimin e varianteve të ndryshme të zgjidhjeve dhe analizave tekniko-ekonomike të tyre.

Kompania do të përpunojë të dhënat dhe përgatitjen e kurbave të sipërfaqeve dhe të volumeve të digave të Fierzës, Komanit dhe të Vaut të Dejës dhe do mbledhë  informacionin për shkarkuesit e kaskadës së Drinit si dhe njohjen me kushtet teknike të tyre.

Studimin e parafizibilitetit do të përcaktohen zgjidhjet alternative për menaxhimin e plotave në kaskadën e lumit Drin dhe përcaktimi i një alternative më të mirë të bazuar në analizat tekniko-ekonomike.

KESH sqaron se, menaxhimi i sigurt i plotave në kaskadën e lumit Drin ka impakt në rritjen e sigurisë së digave dhe ka si objektiv studimet dhe analizat  në përcaktimin e zgjidhjeve optimale inxhinierike.

Revista Monitor,  07.07.2016